NEOFUGA

Stuko për mbushjen e fugave me ngjyrë, me bazë çimento.

PAKETIMI

2 kg / 5kg

KONSUMI

500-900g/m2

Përshkrim: NEOFUGA është një stuko për mbushjen e fugave me ngjyrë, me bazë çimento, e formuluar për të siguruar rezistencë të lartë mekanike dhe stabilitet të ngjyrës. E përshtatshme për bashkime me gjerësi 1–10 mm.

Fushat e Përdorimit: Përdoret për fugimin e pllaka të dyshemeve dhe mureve, në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Përgatitja e Sipërfaqes: Substrati i mbuluar me pllaka duhet të jetë i pastër. Bashkimet duhet të pastrohen me kujdes dhe të lagen lehtë me një sfungjer të lagur.

Aplikimi: NEOFUGA shtohet ngadalë në ujë duke përzier vazhdimisht, deri sa të formohet një paste homogjene. Përdoret një mikser me shpejtësi të ulët. Pastën e përzier e lëmë të pushojë rreth 4 minuta, pastaj përzihet sërish për pak. NEOFUGA përhapet diagonalisht mbi bashkime me spatulë gome, duke i mbushur plotësisht. Pas tharjes, sipërfaqja mund të pastrohet me një leckë të thatë. Për përdorim në ambiente të jashtme ose në temperatura të larta, rekomandohet lagia e përsëritur pas disa orësh. NEOFUGA mund të përzihet me aditivin NEOLATEX për të rritur elasticitetin.