NEOFIX
NORMAL
NEOFIX NORMAL është një shkumë PU, mbushëse dhe izoluese, për përdorim profesional dhe jo profesional.
PAKETIMI
600 ml
- Te dhena
- Skeda Teknike
Pershkrimi: NEOFIX NORMAL është një shkumë PU, mbushëse dhe izoluese, për përdorim profesional dhe jo profesional.
Menyra e perdorimit: Përpara përdorimit duhet të tundet mirë. Hiqini kapakun mbrojtës. Vendosni pipën (adaptorin) ose pistoletën në valvul. Për ta aplikuar shkumën kthejeni shishen përmbys dhe shtypni pipën ose pistoletën. Temperatura e aplikimit duhet të jetë nga +2°C deri në +30°C. Nuk përdoret në ndërtesa tërësisht të mbyllura. Nuk përdoret për të mbyllur hapësira mbi 4 cm. Mbas 24 orësh shkuma thahet tërësisht dhe mund të pritet, lyhet, ngjitet dhe plastifikohet. Mbas përdorimit me pistoletë ajo duhet të pastrohet me “Gun Spray Cleaner”
Rekomandime: Mbroni sytë dhe vishni doreza gjatë aplikimit. Mbuloni qylymat me letër ose plastmas. Në rast derdhje pastrojeni menjëherë me aceton.
Kujdes: Mos merrni frymë mbi avujt e shkumës së freskët. Në rast kontakti me sytë shpëlajeni me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmën e mjekut. Në rast kontakti me lëkurën shpëlajeni me ujë e sapun. Në rast infeksioni konsultohuni menjëherë me mjekun. (Mundësisht ti tregoni atij këtë etiketë)
Permban: diphenyl methane 4.4-di-isocynate. I dëmshëm për frymëmarrjen. Irritues për sytë, lëkurën dhe sistemin e frymëmarrjes.
Koha e magazinimit: 12 muaj
Ambalazh nen presion: Ekspozimi në temperaturë mbi 50°C mund të shkaktojë djegje. Mos e spërkasni pranë ngrohë- seve dhe flakës. Mos e shponi apo gërvishni shishen.