TOP
PLASTIC PAINT

TOP Plastic Paint është një bojë e përshtatshme
për lyerje të brendëshme bazar në rezina sintetike VA-AC cilësore. E përshtatshme për lyerjen e sipërfaqeve të patinuara, betonit, cimentos etj. Pas15-20 ditësh mund të lahet me ujë ose një detergjent të fortësisë mesatare pa shkaktuar heqjen e bojës.

PAKETIMI

0.75L / 3L / 9L / 15L

KOHA E THARJES

3-4 ORE

KONSUMI

4-5 m2/L

Përshkrimi:TOP Plastic Paint është një bojë e përshtatshme për lyerje të brendëshme bazar në rezina sintetike VA-AC cilësore. E përshtatshme për lyerjen e sipërfaqeve të patinuara, betonit, cimentos etj. Pas15-20 ditësh mund të lahet me ujë ose një detergjent të fortësisë mesatare pa shkaktuar heqjen e bojës.

Përgatitja e Sipërfaqes:Në sipërfaqet e reja duhet te kalohet një dorë astar që hollohet me ujë në raport 15-20%. Në sipërfaqe të vjetra duhet të largohen cipat, yndyrnat dhe do papastërti tjetër. Mbas pastrimit sipërfaqja smerilohet me letër abrazive Nr.36 ose Nr.50 dhe lyhet me primer.

Aplikimi:Duhet shmangur përdorimi i bojës nën
temperaturën 5°C (41°F) dhe në kushtet e lagështirës së lartë. Aplikohet lehtësisht me rrul, furçë ose pistoletë. Aplikoni dy duar TOP
PLASTIC PAINT. Për dorën e parë hollimi i bojës me ujë është në masën 30%. Ndërsa dora e dytë aplikohet pasi të jetë tharë plotësisht e para, pas 2-4 orësh.

Fuqia Mbuluese: TOP PLASTIC PAINT jep 4-5m2/L në varësi të sipërfaqes dhe mënyrës së aplikimit.

Koha e Tharjes: Në kushte të përshtatshme tharja sipërfaqësore ndodh për rreth 1 orë, ndërsa rilyerja e sipërfaqes mund të bëhet pas 3-4 orësh.

Mjetet e Punës: Pas përfundimit të lyerjes paisjet duhet të lahen menjëherë me ujë dhe sapun.

Paketimi: 0.75L, 3L, 9L dhe 15L.