TOP
INTERIOR PAINT
Bojë plastike mat normale, me rezistencë të mirë ndaj larjeve të përsëritura dhe mbulim të mirë
PAKETIMI
0.75L / 3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
2-3 Ore
KONSUMI
8-10 m²/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: TOP INTERIOR është një bojë plastike mat normale, me rezistencë të mirë ndaj larjeve të përsëritura dhe mbulim të mirë. TOP INTERIOR ka qëndrueshmëri të lartë dhe përdoret për muret dhe tavanet e brendshme. Ka rezistencë të mirë ndaj larjeve të shpeshta dhe siguron ngjitje të fortë mbi çdo lloj sipërfaqeje të re ose ekzistuese.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme, mbi sipërfaqe të reja ose ekzistuese, mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO. Sipërfaqja duhet të trajtohet me PN-101 PLASTIC PRIMER ose PN-301 PLASTIC PRIMER, për të stabilizuar dhe rritur ngjitjen e bojës.
Aplikimi: TOP INTERIOR duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht. I përshtatshëm për aplikim në kushte me temperaturë nga 5°C deri në 35°C dhe me lagështi relative nën 80%.
Konsumi: TOP INTERIOR mbulon 8-10 m²/L, për një shtresë në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















