PN-101
ASTAR PLASTIK

Astar plastik, me bazë uji, me ngjitje të lartë dhe veti të mira depërtuese, i cili përgatit dhe stabilizon sipërfaqen për aplikimin e bojërave të brendshme.

PAKETIMI

0.75L / 3L / 9L

KOHA E THARJES

2-4 Ore

KONSUMI

3-5m2/L

Përshkrimi: PN-101 INTERIOR PRIMER është një astar plastik, me bazë uji, me ngjitje të lartë dhe veti të mira depërtuese, i cili përgatit dhe stabilizon sipërfaqen për aplikimin e bojërave të brendshme.

Fusha e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme, mbi sipërfaqe të reja ose të vjetra, në materiale të zakonshme ndërtimore si beton, panele gipsi etj. I përshtatshëm për të përmirësuar ngjitjen e bojërave dhe për të reduktuar absorbimin e sipërfaqes.

Përgatitja e Nënshtresës: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyra, papastërtitë, etj.

Aplikimi: PN-101 INTERIOR PRIMER aplikohet me një shtresë, i holluar deri në 50% me ujë të pastër. Për substratet shumë poroze përdoret i pandryshuar (pa hollim). Aplikohet me furçë, rul ose me spërkatje.

Konsumi: Mbulon 3–5 m²/L per nje shtrese, varësisht nga lloji i sipërfaqes.