ORALAC
PROFESSIONAL
Bojë me bazë alkide, me qëndrueshmëri të shkëlqyer.
PAKETIMI
0.75L / 3.75L
KOHA E THARJES
4-6 Ore
KONSUMI
14-16 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: ORALAC PROFESSIONAL është një bojë me bazë alkide, me qëndrueshmëri të shkëlqyer. Ofron fortësi të lartë dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme dhe të jashtme, mbi sipërfaqe metalike të reja ose ekzistuese, si dyer, vegla, makineri, parmakë, doreza etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Sipërfaqja duhet të jetë e lyer me ANTIRUST PROFESSIONAL ose ANTICOR PROFESSIONAL.
Aplikimi: ORALAC PROFESSIONAL duhet të përzihet mirë para përdorimit. Aplikohet me rul, furçë ose me pistoletë pa ajër. Për aplikim me furçë ose rul, holloni deri në 5% me NW-13.00 SPINITRO, dhe për aplikim me pistoletë pa ajër, holloni 10–20% me NX-20.00 SOLVETON. Aplikoni dy shtresa, duke lënë shtresën e parë të thahet plotësisht para aplikimit të së dytës.
Konsumi: ORALAC PROFESSIONAL mbulon 14–16 m²/L, në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi:Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë

















