GLORIA
WALL PAINT
GLORIA WALL PAINT përdoret për lyerje të brendshme (mure, tavane). Në përbërje të saj ka rezina sintetike dhe mbushësa, që lejojnë ajrimin e sipërfaqeve minerale.
PAKETIMI
3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
3-4 ORE
KONSUMI
6-7 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrimi: GLORIA WALL PAINT përdoret për lyerje të brendshme (mure, tavane). Në përbërje të saj ka rezina sintetike dhe mbushësa, që lejojnë ajrimin e sipërfaqeve minerale.
Përgatitja e Sipërfaqes: Para lyerjes sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhuri, yndyrnat ose shtresat e bojës të lidhura dobët me sipërfaqet (shtresat e fryra). Rekomandohet paraprakisht lyerja me astar PN-301 ose PN-101.
Përdorimi:Boja nuk duhet të aplikohet në sipërfaqet e njoma dhe në kushte lagështie të lartë. Duhet shmangur përdorimi i bojës nën temperatura 5°C (41°F). Aplikohet lehtësisht me rrul ose furçë. Për një efekt të mirë lyerjeje aplikohen 2 duar GLORIA WALL PAINT. Për dorën e parë hollimi i bojës me ujë është në masën 15%. Ndërsa për dorën e dytë hollimi është deri në masën 10%.
Fuqia Mbuluese: GLORIA WALL PAINT jep 6-7m²/L në varësi të sipërfaqes dhe mënyrës së aplikimit.
Koha e Tharjes: Në kushte të përshtatshme tharja sipërfaqësore ndodh për rreth 1 orë, ndërsa rilyerja e sipërfaqes mund të bëhet pas 2-3 orësh.
Mjetet e Punës: Pas përfundimit të lyerjes paisjet duhet të lahen menjëherë me ujë dhe sapun.
Paketimi: 3L, 9L dhe 15L.