GLORIA
WALL PAINT
Bojë profesionale hidromat, e formuluar për të ofruar frymëmarrje për muret dhe tavanet, me mbulim të mirë.
PAKETIMI
3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
2-3 Ore
KONSUMI
12-14 m²/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: GLORIA WALL PAINT është një bojë profesionale hidromat, e formuluar për të ofruar frymëmarrje për muret dhe tavanet, me mbulim të mirë.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme, mbi sipërfaqe të reja ose ekzistuese, mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO. Sipërfaqja duhet të trajtohet me PN-101 PLASTIC PRIMER ose PN-301 PLASTIC PRIMER, për të stabilizuar dhe rritur ngjitjen e bojës.
Aplikimi: GLORIA WALL PAINT duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht. . I përshtatshëm për aplikim në kushte me temperaturë nga 5°C deri në 35°C dhe me lagështi relative nën 80%.
Konsumi: GLORIA WALL PAINT mbulon 12-14 m²/L, për një shtresë në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















