GLORIA
BETACRYL

Bojë akrilike profesionale, me rezistencë të lartë ndaj ujit, kushteve atmosferike dhe me mbulim të mirë.

PAKETIMI

3L / 9L / 15L

KOHA E THARJES

2-3 Orë

KONSUMI

13-15 m²/L

Përshkrim: GLORIA BETACRYL është një bojë akrilike profesionale, me rezistencë të lartë ndaj ujit, kushteve atmosferike dhe me mbulim të mirë. Ajo është e përshkueshme nga avulli dhe ka aderencë të fortë mbi çdo lloj nënshtrese të re ose ekzistuese.

Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të jashtme mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.

Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO. Sipërfaqja duhet të trajtohet me AN-401 ACRYLIC PRIMER ose AN-501 ACRYLIC PRIMER PINK, për të stabilizuar dhe rritur aderencën e bojës.

Aplikimi: GLORIA BETACRYL duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht.

Konsumi: GLORIA BETACRYL mbulon 13–15 m²/L, për një shtresë në varësi të sipërfaqes.

Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.