ELITE
INTERIOR PAINT
Bojë ekologjike plastike mat, me rezistencë të lartë ndaj larjes së përsëritur dhe mbulim të shkëlqyer
PAKETIMI
3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
2-3 Ore
KONSUMI
13-15 m²/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: ELITE ECO INTERIOR është një bojë ekologjike plastike mat, me rezistencë të lartë ndaj larjes së përsëritur dhe mbulim të shkëlqyer. Ka qëndrueshmëri të lartë dhe përdoret për muret dhe tavanet e brendshme. Bojës i karakterizohet rezistencë ndaj larjeve të shpeshta dhe ka ngjitje të fortë mbi çdo lloj nënshtrese të re ose ekzistuese.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme mbi sipërfaqe të reja ose ekzistuese, mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO. Sipërfaqja duhet të trajtohet me PN-101 PLASTIC PRIMER ose PN-301 PLASTIC PRIMER, për të stabilizuar dhe rritur ngjitjen e bojës.
Aplikimi: ELITE ECO INTERIOR duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht. I përshtatshëm për aplikim në kushte me temperaturë nga 5°C deri në 35°C dhe me lagështi relative nën 80%.
Kosnumi: ELITE ECO INTERIOR mbulon 13-15 m²/L, në varësi të sipërfaqes.

















