ANTIRUST
PROFESSIONAL
Astar anti-gërryerjeje me bazë alkide, me ngjitje të shkëlqyer.
PAKETIMI
0.75L / 3.75L
KOHA E THARJES
4-6 Ore
KONSUMI
10-12 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: ANTIRUST PROFESSIONAL është një astar anti-gërryerjeje me bazë alkide, me ngjitje të shkëlqyer. Siguron mbrojtje të sipërfaqeve metalike kundër ndryshkut.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme dhe të jashtme, mbi sipërfaqe metalike të reja ose ekzistuese, si dyer, vegla, makineri, parmakë, doreza etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Çdo papërsosmëri duhet të zmerilohet me letër zmerile.
Aplikimi: ANTIRUST PROFESSIONAL duhet të përzihet mirë para përdorimit. Aplikohet me rul, furçë ose me pistoletë pa ajër. Për aplikim me furçë ose rul, holloni deri në 5–10% me NW-13.00 SPINITRO, dhe për aplikim me pistoletë pa ajër, holloni 10–20% me NX-20.00 SOLVETON. Aplikoni dy shtresa, duke lënë shtresën e parë të thahet plotësisht para se të aplikoni të dytën.
Konsumi :ANTIRUST PROFESSIONAL mbulon 10–12 m²/L, në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi:Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















