AN-601 NEODUR
ASTAR NEFTI
Emulsion bazuar në rezina akrilike dhe tretës organik, me aftësi të lartë depërtuese në çdo lloj sipërfaqeje poroze.
PAKETIMI
0.75L / 4L / 16L
KOHA E THARJES
2 Ore
KONSUMI
12 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrimi: AN-601 NEODUR është një emulsion bazuar në rezina akrilike dhe tretës organik, me aftësi të lartë depërtuese në çdo lloj sipërfaqeje poroze.
Fusha e Përdorimit: Përdoret për të siguruar ngjitjen e bojërave me bazë uji në nënshtresa shumë poroze prej betoni, murature, suvasë dekorative të fasadave dhe pllakash gipsi.
Përgatitja e Nënshtresës: Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, yndyrë, papastërti, etj.
Aplikimi: AN-601 NEODUR përzihet dhe aplikohet mbi nënshtresë me furçë, rul ose me spërkatje.
Mbulimi: Mbulon 12 m²/L për një shtresë, në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbyllur dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















