VELURA
INTERIOR
Bojë profesionale plastike mat, me rezistencë të mirë ndaj larjeve të përsëritura dhe mbulim të mirë.
PAKETIMI
9L /15L
KOHA E THARJES
2-3 Orë
KONSUMI
12-14 m²/L
- Të dhëna
- Skeda Teknike
Përshkrim: VELURA INTERIOR është një bojë profesionale plastike mat, me rezistencë të mirë ndaj larjeve të përsëritura dhe mbulim të mirë. VELURA INTERIOR ka qëndrueshmëri të lartë dhe përdoret për muret dhe tavanet e brendshme. Ka rezistencë të mirë ndaj larjeve të shpeshta dhe siguron ngjitje të fortë mbi çdo lloj sipërfaqeje të re ose ekzistuese.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme, mbi sipërfaqe të reja ose ekzistuese, mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO. Sipërfaqja duhet të trajtohet me PN-101 PLASTIC PRIMER ose PN-301 PLASTIC PRIMER, për të stabilizuar dhe rritur ngjitjen e bojës.
Aplikimi: VELURA INTERIOR duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht.
Konsumi: VELURA INTERIOR mbulon 12-14 m²/L për një shtresë në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















