UNO
ACRYLIC PAINT
ULTRA WHITE
Bojë akrilike premium, e formuluar me teknologjinë “One Coat”, me rezistencë të lartë ndaj ujit, kushteve atmosferike dhe dhe me mbulim të shkëlqyer.
PAKETIMI
3L / 9L
KOHA E THARJES
2-3 Orë
KONSUMI
20-24 m²/L
- Të dhëna
- Skeda Teknike
Përshkrim: UNO ACRYLIC ULTRA WHITE është një bojë akrilike premium, e formuluar me teknologjinë “One Coat”, me rezistencë të lartë ndaj ujit, kushteve atmosferike dhe dhe me mbulim të shkëlqyer. Ajo është e përshkueshme nga avulli dhe ka ngjitje të fortë mbi çdo lloj nënshtrese të re ose ekzistuese.
Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të jashtme mbi të gjitha materialet e zakonshme të ndërtimit, si beton, suva, panele gipsi etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Për rrafshimin e sipërfaqes rekomandohet përdorimi i NEOSTUKO.Sipërfaqja duhet të trajtohet me AN-401 ACRYLIC PRIMER ose AN-501 ACRYLIC PRIMER PINK, për të stabilizuar dhe rritur aderencën e bojës.
Aplikimi: UNO ACRYLIC ULTRA WHITE duhet të përzihet mirë para aplikimit. Aplikohet e gatshme ose e holluar me ujë të pastër, në dy shtresa, me rul, furçë ose me pistoletë airless. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë plotësisht.
Konsumi: UNO ACRYLIC ULTRA WHITE mbulon 20-24 m²/L për një shtresë në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















