TOP
ACRYLIC PAINT
TOP ACRYLIC PAINT është një bojë e bardhë e pergatitur nga një emulsion i tipit “polimer në ujë” e destinuar për lyerjen e fasadave të jashtme, që përveç rezinave akrilike dhe ujit përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera.
PAKETIMI
3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
3-4 ORE
KONSUMI
4-5 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrimi:TOP ACRYLIC PAINT është një bojë e bardhë e pergatitur nga një emulsion i tipit “polimer në ujë” e destinuar për lyerjen e fasadave të jashtme, që përveç rezinave akrilike dhe ujit përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë dioksid titani, talk, karbonat kalciumi, hekzametafosfat natriumi, hidroksietilcelulozë, izotiazolinon, poliksiloksane, poliakrilat amoni, hidroksid kaliumi, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës. Referuar përbërësve të saj, boja thahet 3 – 4 orë pas aplikimit, duke formuar një mbulesë të rrafshët fleksibël, e cila ka rezistencë të mirë ndaj fërkimit dhe qëndrueshmëri të mirë ndaj kushteve klimaterike.
Fusha e Përdorimit:TOP ACRYLIC PAINT është e përdorshme në mjedise të brendshme (mure,tavane , për bojatisjen e sipërfaqeve të suvatuara ose sipërfaqeve prej betoni.
Parapërgatitja:Sipërfaqja që do të bojatiset, duhet të pastrohet nga pluhurat, yndyrnat apo nga shtresa të mëparshme të bojës, të lidhura dobët me sipërfaqet (shtresat e fryra). Rekomandohet paraprakisht lyerja me astar AN – 501 me bazë uji ose me astar NEODUR me bazë WHITE SPIRIT.
Përdorimi: Përgatitet boja duke i shtuar ujë deri në konsistencën e kërkuar. Për të realizuar një lyerje të mirë, duhet të aplikohen dy duar TOP PLASTIC PAINT. Doza e pigmentit që mund të përdoret, është sipas rekomandimit të prodhuesit. Për dorën e parë hollimi i bojës me ujë duhet të jetë në masën 15 – 20%. Ndërsa për dorën e dytë në masën 10%. Lyerja aplikohet lehtësisht me rrul ose furçë.
Koha e Tharjes: Në kushte të përshtatshme tharja sipërfaqësore ndodh për rreth 1 orë, ndërsa rilyerja e sipërfaqes mund të bëhet pas 3-4 orësh.
Mjetet e Punës: Pas përfundimit të lyerjes paisjet duhet të lahen menjëherë me ujë dhe sapun.
Paketimi: 3L, 9L dhe 15L.