NEOFIX
LOW EXPANSION

NEOFIX LOW EXPANSION është një shkumë PU, mbushëse dhe izoluese, për mbushjen e zgavrave, çarjeve dhe vrimave. Rekomandohet për izolimin e tubave të ujit të ngrohtë dhe të ftohtë. Eshtë ideale për montimin e dritareve dhe të kasave të dyerve mbasi shfaq fryrje të ulët mbas përdorimit. Mund të përdoret gjithashtu në izolimin e çarjeve të taracave. Ka aftësi ngjitëse shumë të mira përveç polyethylene-it, silikonit, teflonit dhe vajit apo grasos. Është rezistente në ujë por delikate ndaj rrezatimit UV (ultra violet).

PAKETIMI

750 ml

Pershkrimi: NEOFIX LOW EXPANSION është një shkumë PU, mbushëse dhe izoluese, për mbushjen e zgavrave, çarjeve dhe vrimave. Rekomandohet për izolimin e tubave të ujit të ngrohtë dhe të ftohtë. Eshtë ideale për montimin e dritareve dhe të kasave të dyerve mbasi shfaq fryrje të ulët mbas përdorimit. Mund të përdoret gjithashtu në izolimin e çarjeve të taracave. Ka aftësi ngjitëse shumë të mira përveç polyethylene-it, silikonit, teflonit dhe vajit apo grasos. Është rezistente në ujë por delikate ndaj rrezatimit UV (ultra violet).

Menyra e perdorimit: Përpara përdorimit duhet të tundet mirë (të paktën 20 herë). Hiqini kapakun mbrojtës. Vendosni pipën (adaptorin) ose pistoletën ne valvul. Për ta aplikuar shkumën kthejeni shishen përmbys dhe shtypni pipën ose pistoletën. Në rast të hapësirave vertikale duhet të aplikohet duke filluar nga lart poshtë. Në rast të hapësirave të mëdha mbushja duhet bërë gra- dualisht duke e lënë çdo shtresë të thahet. Temperatura e aplikimit duhet të jetë nga +2°C deri ne +35°C. Mbas përdorimit me pistoletë ajo duhet të pastrohet me “Gun Spray Cleaner”

Volumi në hapësirë të lirë: Mbi 35 Lt / shishe. Temperatura optimale e përdorimit: 20°C

Tharje në prekje: Mbas 10 minutash

Mund të pritet: Mbas 2 orësh

Rekomandime: Mbroni sytë dhe vishni doreza gjatë aplikimit. Mbuloni qylymat me letër ose plasmas. Në rast derdhje pastrojeni menjëherë me aceton.

Kujdes: Mos merrni frymë mbi avujt e shkumës së freskët. Në rast kontakti me sytë shpëlajeni me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmën e mjekut. Në rast kontakti me lëkurën shpëlajeni me ujë e sapun. Në rast infeksioni konsultohuni menjëherë me mjekun. (Mundësisht ti tre- goni atij këtë etiketë)

Permban: Diphenyl methane 4.4-di-isocynate. I dëmshëm për fry- mëmarrjen. Irritues për sytë, lëkurën dhe sistemin e frymëmarrjes.

Koha e magazinimit: 12 muaj

Ambalazh nen presion: Ekspozimi në temperaturë mbi 50°C mund te shkaktojë djegje. Mos e spërkasni pranë ngrohëseve dhe flakës. Mos e shponi apo gërvishni shishen.