NEOFAS SILICON STRUCTURE

NEOFAS Silicon Strukture është një suva e sipërme, e gatshme, shtresehollë, e bazuar në rezina akrilike, e modifikuar me elastomere silikoni për suvatimin e fasadave.Ka soliditet të lartë, strukturë elastike dhe shpërndarje uniforme të polimereve të modifikuara me granula natyrale, të trajtuara me sipërfaqe silikoni, pigmente dhe aditivë. Ka qëndrueshmëri për fasada mbi sistemin e izolimit termik dhe suvasë së poshtme. Ofron cilësi përpunimi të jashtëzakonshme, nuk thith ujë, ka ngjitje të lartë, ruan nuancimin dhe ka rezistencë të mirë ndaj kushteve te vështira te motit dhe ndotjes.

PAKETIMI

25KG

KOHA E THARJES

24 ORE

KONSUMI

1mm - 2.2kg/m2
1.5mm - 3.3kg/m2
2mm - 4.4kg/m2

Përshkrimi: NEOFAS Silicon Strukture është një suva e sipërme, e gatshme, shtresehollë, e bazuar në rezina akrilike, e modifikuar me elastomere silikoni për suvatimin e fasadave.Ka soliditet të lartë, strukturë elastike dhe shpërndarje uniforme të polimereve të modifikuara me granula natyrale, të trajtuara me sipërfaqe silikoni, pigmente dhe aditivë. Ka qëndrueshmëri për fasada mbi sistemin e izolimit termik dhe suvasë së poshtme. Ofron cilësi përpunimi të jashtëzakonshme, nuk thith ujë, ka ngjitje të lartë, ruan nuancimin dhe ka rezistencë të mirë ndaj kushteve te vështira te motit dhe ndotjes.

Përgatitja e Sipërfaqes:Përpara aplikimit, sipërfaqja duhet të pastrohet nga yndyrnat, ndotjet, pluhurat dhe pjesët e palidhura (pjesët e fryra). Eshtë e domosdoshme lyerja paraprake e sipërfaqes me astarin PG-551.

Përdorimi: Shtrimi si suva me fërkim, në mënyrë të njëtrajtshme, me një mistri të lëmuar, pa ndryshk dhe të pastër. Kushtet e pafavorshme të aplikimit mund të shkaktojinë efekte finale të padëshirueshme. Aplikohet në temperaturë nga +10°C (+50°F) deri në +35°C (+95°F) dhe lagështi mbi 65%. Deri sa të arrihet tharja e plotë, mbrojeni nga ngrirja, tharja e shpejtë (rrezatimi direkt i diellit, era) dhe shiu.

Fuqia Mbuluese: Në varësi te ashpërsisë dhe nivelizimit të sipërfaqes prej 1.0mm afërsisht 2.2kg/ m2 ,1.5mm afërsisht 3.3 kg/m2 dhe 2.0mm afërsisht 4.4kg/ m2.

Koha e Tharjes: Tharja sipërfaqësore në 25°C ndodh pas 24 orësh nga aplikimi, kurse tharja e plotë pas 15 ditësh.

Mjetet e Punës: Menjëherë pas aplikimit, mjetet duhet të pastrohen me ujë të ngrohtë dhe sapun ose me një solucion pastrimi. Hiqni sa më shumë suva të jetë e mundur nga mjetet para pastrimit.

Paketimi: 25 kg.