NEOFAS SILICON FULL
Veshje dekorative fasade silikonike, premium, gati për përdorim, me rezistencë të jashtëzakonshme ndaj ujit.
PAKETIMI
25 KG
KOHA E THARJES
24 Ore
KONSUMI
1mm - 2kg/m2
1.5mm - 3.1kg/m2
2mm - 4kg/m2
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: NEOFAS SILICONE FULL është një veshje dekorative fasade silikonike, premium, gati për përdorim, me rezistencë të jashtëzakonshme ndaj ujit. Produkti karakterizohet nga elasticitet i lartë dhe ngjitje shumë e mirë mbi nënshtresë. NEOFAS SILICONE FULL siguron përshkueshmëri të shkëlqyer të avullit, parandalon formimin e çarjeve dhe eliminon nevojën për lyerje të fasadës pas aplikimit.
Fushat e Përdorimit: Përdoret si shtresë përfundimtare e hollë në sistemet e suvatimit, për të krijuar një shtresë të bardhë ose të ngjyrosur, hidrofobik. Përdoret si shtresë dekorative përfundimtare në Sistemet e Izolimit Termik të NEON Paints.
Përgatitja e Nënshtresës: Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhuri, yndyrat, grimcat, bojërat ekzistuese etj. Rekomandohet lagia paraprake e sipërfaqes. Përmirësoni aderencën e NEOFAS SILICONE FULL duke përdorur NEOPRIM PRIMER GRAFIATO.
Aplikimi: NEOFAS SILICONE FULL duhet të përzihet mirë para aplikimit, me lëvizje të ngadalta dhe rrethore, për të shmangur futjen e ajrit. Aplikohet manualisht me shpatull çeliku inox të lëmuar ose me makinë suvatimi. Sa kohë që materiali nuk është tharë plotësisht (5–15 minuta pas aplikimit), NEOFAS SILICONE FULL strukturohet/teksturohet me shpatull plastike.
Konsumi
2 kg/m² për trashësi 1 mm
3 kg/m² për trashësi 1.5 mm
3.6 kg/m² për trashësi 2 mm
Konsumi varion në funksion të nënshtresës.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















