NEOPRIM
PRIMER GRAFIATO
Astar fasade akrilik, me bazë uji, me ngjyrë të bardhë, i pasuruar me rërë kuarci.
PAKETIMI
5 KG / 20 KG
KOHA E THARJES
3-4 Ore
KONSUMI
0.2-0.25kg/m2
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrim: NEOPRIM PRIMER GRAFIATO është një astar fasade akrilik, me bazë uji, me ngjyrë të bardhë, i pasuruar me rërë kuarci. NEOPRIM PRIMER GRAFIATO siguron një sipërfaqe përfundimtare me ngjyrë të njëtrajtshme, veçanërisht kur aplikohet një veshje dekorative me ngjyrë të errët.
Fushat e Përdorimit: Përdoret si një primer gati për përdorim para aplikimit të veshjes dekorative.
Përgatitja e Nënshtresës: Sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhuri, yndyrnat, grimcat, bojërat ekzistuese etj. Rekomandohet lagia paraprake e sipërfaqes.
Aplikimi: NEOPRIM PRIMER GRAFIATO duhet të përzihet mirë para aplikimit, me lëvizje të ngadalta dhe rrethore, për të shmangur futjen e ajrit. Aplikohet me furçë ose rul.
Konsumi: 0.25 kg/m², në varësi të nënshtresës.
Magazinimi: Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















