ENILAC

Bojë me bazë alkide, me qëndrueshmëri të mirë.

PAKETIMI

0.65 L

KOHA E THARJES

4-6 Ore

KONSUMI

8-10 m2/L

Përshkrim: ENILAC NORMAL është një bojë me bazë alkide, me qëndrueshmëri të mirë. Ofron fortësi normale dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike.

Fushat e Përdorimit: Përdoret për aplikime të brendshme dhe të jashtme, mbi sipërfaqe metalike të reja ose ekzistuese, si dyer, vegla, makineri, parmakë, doreza etj.

Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe e pastër nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërtitë. Sipërfaqja duhet të jetë e lyer me ANTIRUST PROFESSIONAL ose ANTICOR NORMAL.

Aplikimi: ENILAC NORMAL duhet të përzihet mirë para përdorimit.Aplikohet me rul, furçë ose me pistoletë pa ajër. Për aplikim me furçë ose rul, holloni deri në 5% me NW-13.00 SPINITRO, dhe për aplikim me pistoletë pa ajër, holloni 10–20% me NX-20.00 SOLVETON.Aplikoni dy shtresa, duke lënë shtresën e parë të thahet plotësisht para aplikimit të së dytës.

Konsumi: ENILAC NORMAL mbulon 8–10 m²/L, në varësi të sipërfaqes.

Magazinimi:Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.