ELITE
PLASTIC PAINT
ELITE PLASTIC ECO është një bojë e bardhë e përgatitur nga një emulsion i tipit “polimer (PVA-VEOVA) e destinuar për lyerje muri të brendshëm.Është e përdorshme në mjedise të brendshme (mure) për bojatisjen e sipërfaqeve
të suvatuara ose sipërfaqeve prej betoni.
PAKETIMI
3L / 9L / 15L
KOHA E THARJES
3-4 ORE
KONSUMI
9-11 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrimi:ELITE PLASTIC ECO është një bojë e bardhë e përgatitur nga një emulsion i tipit “polimer (PVA-VEOVA) e destinuar për lyerje muri të brendshëm.Është e përdorshme në mjedise të brendshme (mure) për bojatisjen e sipërfaqeve të suvatuara ose sipërfaqeve prej betoni.
Përgatitja e Sipërfaqes: Para lyerjes sipërfaqja duhet të pastrohet nga pluhurat, yndyrnat apo nga shtresa të mëparshme të bojës, të lidhura dobët me
sipërfaqet (shtresat e fryra). Rekomandohet paraprakisht lyerja me astar PN – 301 i cili hollohet me 30% ujë ose PN – 101 i gatshëm për përdorim.
Përdorimi: Përgatitet boja duke i shtuar ujë deri në konsistencën e kërkuar. Për të realizuar një lyerje të mirë, duhet të aplikohen dy duar ELITE PLASTIC ECO. Doza e pigmentit që mund të përdoret, është sipas rekomandimit të prodhuesit. Për dorën e parë hollimi i bojës me ujë duhet të jetë në masën 15%. Ndërsa për dorën e dytë në masën 10%. Boja aplikohet lehtësisht me rul ose furçë
Fuqia Mbuluese: ELITE PLASTIC ECO jep 9-11m2/L në varësi të sipërfaqes dhe mënyrës së aplikimit.
Koha e Tharjes: Në kushte të përshtatshme tharja sipërfaqësore ndodh për rreth 1 orë, ndërsa rilyerja e sipërfaqes mund të bëhet pas 3-4 orësh.
Mjetet e Punës: Pas përfundimit të lyerjes paisjet duhet të lahen menjëherë me ujë dhe sapun.
Paketimi: 3L, 9L dhe 15L.