NEOLAC
AQUA SATIN
Bojë premium, me bazë uji, për sipërfaqe druri saten.
PAKETIMI
0.75L / 3.75L
KOHA E THARJES
30 Min - 1 Orë
KONSUMI
10-12 m2/L
- Te dhena
- Skeda Teknike
Përshkrimi: NEOLAC AQUA SATIN është një bojë premium, me bazë uji, për sipërfaqe druri saten. NEOLAC AQUA SATIN ofron fleksibilitet të lartë, mbulim të shkëlqyer dhe rezistencë të lartë ndaj larjeve të shpeshta dhe kushteve atmosferike. Ajo siguron ngjitje të fortë dhe punueshmëri të shkëlqyer.
Fusha e Përdorimit: Përdoret për ambiente të brendshme dhe të jashtme në dru të ri ose të vjetër, metal, suva, sipërfaqe të galvanizuara, etj.
Përgatitja e Sipërfaqes: Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhur, yndyrë, papastërti, etj. Nëse ka parregullsi, duhet të zmerilohet me letër zmerile. Sipërfaqja duhet të trajtohet me NEOLAC AQUA PRIMER (në rastin e sipërfaqeve prej druri ose suvasë) ose ANTIRUST PROFESSIONAL (në rastin e sipërfaqeve metalike).
Aplikimi: NEOLAC AQUA SATIN duhet të përzihet mirë para përdorimit. Aplikohet me rul, furçë ose me pistoletë airless. Për aplikim me furçë ose rul, hollohet deri në 5–10% me ujë; për aplikim me pistoletë airless hollohet 10–20% me ujë. Aplikoni dy shtresa, duke lënë shtresën e parë të thahet plotësisht para aplikimit të së dytës.
Konsumi: NEOLAC AQUA SATIN mbulon 10–12 m²/L në varësi të sipërfaqes.
Magazinimi:Temperatura e rekomanduar e ruajtjes: 5°C–38°C. Produkti duhet të mbahet i mbylluri dhe të ruhet në një ambient të freskët dhe të thatë.

















